Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 5

FATMIR MUJA QUOTES ~ 5

459
0

Pavetëdijshëm ngjizesh në mitrën amnore
Pavetëdijshëm lind e qan për ardhjen tënde në jetën tokësore
Pavetëdijshëm frymon kur gjumi ta mund fuqinë trupore
Nëse je qenie e mençur, në budallallëk veten mos e katandis
Edhe pse ke lindur pavetëdijshëm, me pavetëdije mos vdis
Nga mençuria e bletëve hojet gjashtëkëndëshe shpalosen
Farat e bimëve janë të mençura: nuk shpërbëhen kur varrosen
Merimangat bëjnë fijet dhe në qendrat e rrejtave të tyre vendosen
Po ti, di gjë për qendrën tënde apo s’ke kohë për veten?
Bëj si të duash, por ama gjallesat tjera dinë ta vlerësojnë jetën
Nuk kthehen më në gënjeshtër kur takojnë të vërtetën. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here