Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 9

FATMIR MUJA QUOTES ~ 9

180
0

Ushqimet, sado të kenë qenë të shijshme
Kur të kenë vajtur në bark, do të jenë bërë të neveritshme
Sado kënaqësi në to të kesh gjetur
Kurrë s’ke për t’i dashur pasi të jenë tretur
Por ç’t’i bësh që trupi bëhet i molisur
Po s’i dhe për të ngrënë, ka për të të braktisur
Me llafe të bukura nuk e mashtron dot
Dhe po nuk e mbajte, as ai të mban kot
Po nuk pati brenda ushqim të shndërruar
Do ikën nga ti pa të mirëkuptuar
Nga goja te barku është njëfarë udhëtimi
Ushqimi s’është trupi, por trupi është ushqimi
Në pazar ke vajtur e ke blerë me lekë
Në fund neveritesh, s’e do as s’e prek
Po si nuk ke turp në gjithë këtë rrugëtim
Të besosh se s’je më shumë se ushqim?!

Fatmir Muja
3 Janar 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here