Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 15

FATMIR MUJA QUOTES ~ 15

1043
0

Dashuria i jep vlerë çdo fjale, edhe pse me fjalë nuk thuhet,
Gjithçka që për të shkruhet, gënjeshtër mund të quhet,
Ajo nuk është zjarr që nga uji mund të shuhet,
Nuk është as ujë që nga zjarri mund të vlohet,
Edhe pse nga pikat e ujit, guri shpohet e dorëzohet,
Nga Dashuria është bërë vetë uji e janë ndezur flakërueshëm zjarret,
Lumenjtë janë takuar me Detin e bimët kanë gjelbëruar malet
Rëra është takuar me dheun dhe ka bërë shkretëtirën
E mjerë është ajo zemër që dashurinë e ngatërron me dëshirën
Dashuria nuk burgoset brenda dy trupave njerëzor
Ajo e dridh krahërorin, por s’kufizohet në krahëror,
Ajo është Ekzistenca, është vetë Nuri Hyjnor,
Në mungesë të dhembjes nuk do të shfaqej Mëshira
Dashuria është Një, të tjerat janë veç dëshira. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here