Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 18

FATMIR MUJA QUOTES ~ 18

386
0

Çdo cektësi ka një thellësi
Se ndryshe s’do të ishte cektësi
Çdo gjë e lehtë ka një peshë
Se ndryshe s’do të ishte e lehtë
Të lehtat të duken të rënda
se të rëndat s’i ke provuar
Të cektat të duken të thella
se me veten s’je takuar
Megjithëse frymon nga Njëshi
Veten e ke ndarë në dysh
Po s’hyre në zemrën tënde
Në Parajsë si do të hysh?!
Në mungesë të Dritës
Nuk vlen asnjë sy
Ti s’je në Parajsë
Parajsa është në ty
Po mbete jashtë zemrës sate
Në ferr ke për të mbetur
Po s’dite të ngrohesh me zjarr
Nga zjarri ke për t’u djegur
Se zjarr është gjithë energjia
Që botën e vë në lëvizje
Pa Diellin që digjet në qiell
Jeta në Tokë s’ka nisje
Zjarr është edhe thelbi i Tokës
Mbi zjarr po jetojmë tani
Zjarr është zemërimi yt
Që trupit i jep nxehtësi
Zjarr të jep edhe sëmundja
Kur trupin ta godet
Zjarr të jep edhe epshi
T’le gjallë, por mendimet t’i vret
Dielli nuk është në Tokë
Por Toka s’jeton pa diell
Ditën jeto me të tjerët
Natën ngrihu në Qiell
Përgjigjet janë të cekëta
Heshtja është e thellë
Mos pyet “Ç’të bëj tutje?”
Për përgjigje s’ke nevojë
Mjafton të dish se çdo veprim
Patjetër shkakton një pasojë. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here