Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 19

FATMIR MUJA QUOTES ~ 19

788
0

Në çastin kur beson se je më i mirë se dikush tjetër
Ke mbjellur farën e ligësisë në dheun e trupit tënd
Dhe uji i mendjes do ta rrisë këtë farë çdo ditë
A mund ta ushqesh dikë e t’i thuash: mos u rrit!
Përse je më i mirë se të tjerët ti?
Ç’u mungon të tjerëve që ty të bëka më të mirë?
Apo për të ndriçuar t’u dashka më shumë errësirë?
Se nëse ti je më i mirë se të tjerët
Dhe të tjerët poshtë teje kanë ngelur
Mos më keq o Zot, në ç’bahçe paske çelur
I bie të jesh i mirë veç pse të tjerët qenkan më pak
Jo se e ke në natyrë, por ja që e paske pasur këtë “fat”
Ai që njëmendësisht është i mirë, s’e di fare këtë gjë
Mirësinë e ka në natyrë, në dukje nuk e vë
Veç ai që s’është i mirë, i tillë të jetë pohon
Secili e ze në gojë atë që i mungon
Hë pra, çfarë je?
Nëse je i mirë, nga UNË bëhesh NE
Në të kundërtën do të mbetesh UNË
Fara bëhet pemë e pemën e quajnë Zekum
Me kaq po e lë sot, nuk po vazhdoj më shumë. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here