Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 20

FATMIR MUJA QUOTES ~ 20

599
0

Kur prek një sipërfaqe ujore të qetë
Ose hedh ndonjë gur në të
Shfaqen rrathë simetrik
Por pse veç rrathëve
nuk shfaqet ndonjë vizion tjetër gjeometrik?
Përse në këtë peisazh ujor
s’formohet ndonjë trekëndësh a katror?
Nga Dashuria rreth Diellit yjet vallëzojnë
Planetet janë rrathë, pareshtur dashurojnë
Janë nota të gjalla në partiturën e Prezencës
Janë tinguj që luajnë Simfoninë e Ekzistencës
Çdo rreth krijon një qark energjie
Vëje re ç’formëson lëvizja e një fëmije
Kur gishtin e këmbës fut në gojën e tij
Bëhet njëfarë rrethi, një qark me energji
Vështroji pemët, kanë formën rrethore
Përjashtim nuk bën as koka njerëzore
Më thuaj kush je ti në ekzistencë
Kush është Energjia që të mban në prezencë
Uji është i mençur, e njeh gjeometrinë
Shpalos para teje, rrathët, energjinë
Bëhu nxënës i tij, mos ji mendjemadh
Trupin e ke të vdekur, uji ta mban gjallë
Bëje zemrën tënde si uji i qetë
Rrathët e ekzistencës ajo i njeh vetë
Ti mund t’i zbulosh shumë rrathë të jetës
Po kujt t’i tregosh, të tjerëve apo vetes?
Zemra për sqarime s’ka fare nevojë
Atë që s’e ndien, nuk mund ta kuptojë. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here