Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 29

FATMIR MUJA QUOTES ~ 29

269
0

Vezët që ushqim i bëre, mund të bëheshin zogj që fluturojnë
Nuk ka gjëra të vdekura, ka veç zemra që vdekurazi jetojnë
Mundësia për të kënduar zogjtë, fshihet brenda vezës
Mundësia për të kënduar ti, fshihet brenda Zemrës
Veza gjithsesi do të thyhej, kjo është urtësia
Nëse jo nga jashtë, do të thyhej nga brendia
Ta thyesh një vezë të pambrojtur, kjo është gjë e lehtë
Nga jashtë të thyejnë të tjerët, nga brenda thyhesh vetë
A guxon ta thyesh zemrën ku Simfonia e Ekzistencës fshihet
Askush s’do të besonte se në vezë ka cicërima, por kjo e vërtetë dihet
Në ç’pjesë të vezës është kënga e zogut? Lere këtë pyetje aman!
Gjërat janë shfaqur me domethënie, kuptimi që u japim s’bën derman
Nga brenda kush s’e thyen zemrën, nga jashtë do t’ia copëtojnë
Mjerë për frikacakët që duke u ruajtur, këngën e tyre s’e zbulojnë. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here