Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 30

FATMIR MUJA QUOTES ~ 30

294
0

Si?
Po përplaseni për shkak të mendimeve?
Natyrisht!
Vetëm ata që kanë rënë pre e mendimeve, përplasen
As nuk kënaqen vetë, as të tjerët s’i lënë të kënaqen
Kush mendon se s’është më shumë se trup, veten e vlerëson si mish
Duke dëgjuar mendime të mençura, bëhet budalla dyfish
Nuk është vetëm për të qeshur, është edhe për të qarë
Ekzistenca është Një, mendimet e kanë ndarë
Mendimi ekziston për diçka që ende s’është provuar
Ata që kanë gjetur zemrat e tyre, mendimet i kanë shuar
Ata kanë vetëm frymëzime, qëndrime dhe përvoja
Çka s’e jetojnë me zemër, nuk ua thotë goja
Prandaj nuk kanë as përse, e as me kë të grinden
Sepse zemrat e sigurta nuk kanë për çfarë të binden
Përplasje mendimesh kanë egot, zemrat janë për të dashur
Ke fituar gjë kur je përplasur? ~ Fatmir Muja

Artwork by V.Takac

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here