Ballina Mozaik Malli shkakton dhembje e jo dhembja mall.

Malli shkakton dhembje e jo dhembja mall.

156
0

Malli është më i fortë se dhembjet sepse sado dhembje ta godasin qenien, nuk mund ta shuajnë zjarrin e mallit që ajo ndien për të dashurin. Malli shkakton dhembje e jo dhembja mall. Jo malli si pasojë e kujtesës e as dhembja trupore që vdes me vdekjen e trupit, por ai mall që i ngjan etjes e cila e çon të etshmin te burimi. Malli për Burimin e Ekzistencës. Malli për Ujin e Jetës pa të cilin nuk kishte përse të ekzistonte etja. Sa më afër Burimit, aq më i pastër Uji. Malli për Frymën pa të cilën dheu i trupit kurrë nuk do të qeshte e qante. Malli për Atë që nuk është, por gjithsesi duhet të jetë. Malli për Atë që është afër nesh edhe kur ne jemi larg Tij. Vrojtoje veten kur qan për dikë: shkaktar i së qarës sate nuk është tjetri, por Burimi i Ndjenjave të tua të cilat të bëjnë të ndjeshëm e të mallëngjyer për tjetrin. Kur ky Burim të bën kaq të ndjeshëm ndaj tjetrit, përse të të mos bëjë të ndjeshëm edhe ndaj vetes. Kur tjetri të flet fjalë të bukura, ti më shumë mahnitesh me bukurinë e fjalëve se sa me mënyrën se si po arrijnë fjalët e tjetrit nëpërmjet dridhjes së ajrit në shqisën tënde. Nuk mjafton vetëm të dëgjosh, por edhe ta dëgjosh dëgjuesin, veten tënde duke dëgjuar. Nuk mjafton vetëm të lexosh, por ta lexosh edhe lexuesin i cili po lexon këtu dhe tani.
Po s’u ktheve në Burim nëpërmjet vetëdijes, do të kthehesh gjithsesi nëpërmjet vdekjes. Me vdekjen e trupit vdesin të gjitha sëmundjet trupore, por mbetet të gjitha sëmundjet shpirtërore. Çdo dhembje është një lajmëtare që aq sa bëhet shkak për shërimin e sëmundjes, po aq mund të bëhet shkak edhe për t’u kthyer të shëndetshëm në Burimin tonë. ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here