Ballina Quotes FATMIR MUJA QUOTES ~ 31

FATMIR MUJA QUOTES ~ 31

572
0

Gjallëria e një zemre është aq sa e ndien dhembjen
Mostakimi është më i mirë se ndarja që vret zemrën
Ndarja është më e mirë se pandjeshmëria për takimin
E varfër është ajo zemër që brenda vetes s’e gjen gëzimin
Të varfër janë ata sy që Dashuria s’i ka përlotur
I varfër është i etshmi që mjaftohet me ujin e ndotur
Gërmo në dheun e Qenies sate, në heshtje, pa rrëmujë
Kush gërmon cekët gjen gurë, kush gërmon thellë gjen ujë
Gropa njëlloj si pusi, formësohet duke gërmuar
Je gropë apo pus ti, varet sa je thelluar
Gropa mbushet nga shiu, pusi ka ujë përherë
Do ta presësh ti shiun, apo do gërmosh më thellë? ~ Fatmir Muja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here