Home VIDEO Egzon Ibrahimi – Ramazani pa ty

Egzon Ibrahimi – Ramazani pa ty

843
0

Zemrën po e thërrasin tingujt e ezanit
Lotët u bashkuan me germa t’Kuranit
Zbarz’t mbeti një vend n’sofër t’Ramazanit
Një bukë e pandarë, mbeti n’këtë iftar
Sofra po i mban lutjet që i ke thanë
Vendin tand oj nanë, nuk ka kush me zanë.

Ref.

Nanë o nanë
Çdo Ramazan
Zemra ime t’çon selam
Ishe dritë
E dritë ke mbetë
Si dynja, si n’ahiret

Kujt i kemi borxh më shumë në dynja
Tri here emrin tand Profeti e tha
Nanës, nanës, nanës amanet e la
Syfyri më gëzon, po mungesa m’dhemb
Kur zani yt nanë në kujtime m’vjen:
“Koha me ba njet, pi ujë shpirti jem.”

by FM Production 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here