Home FM NETWORK MË FAL!

MË FAL!

1535
0

Nëse fjalët s’kanë kuptim
Më e mirë është heshtja
Nëse loti është i rremë
Njësoj është dhe buzëqeshja

Nëse fati asnjëherë
Nuk nan dan as s’na takon
Sot e përgjithmonë
Ka diçka që nuk ndryshon

Ref.

Më fal
Të lutem më fal
Që nga vetja s’të ndaj
Ti e di se jam pa faj

Më fal
Të lutem më fal
Që nuk mundem të ndryshoj
Të jetoj e të t’harroj

A ka mbetur gjë në jetë
Që s’e kam bërë për ty
Apo ndoshta ndien diçka që mua
S’ma thua drejt nës sy

Sikur lotët e gjithë botës
Të bashkohen në një vend
Prapë nuk mund ta thonë
Dashuria sa dhemb

Teksti: Fatmir Muja
Muzika: Nexhat Mujovi – Virusi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here